|
Njeri i dashur dhe i respektuar nga mbarë rinia shqiptare. Edhe pse i ri me moshë, Allahu ka futur dashuri dhe autoritet për të në zemrat e njerëzve. Mbase dituria e tij e thellë në cështjet e fesë, morali i tij i lartë dhe të kënaqurit e tij me pak nga kjo botë, e shtuan këtë dashuri në zemrat e njerëzve. Njeri me pamje të butë, me sjellje të ëmbla dhe gjithjë i matur. Valon Ibrahimi u lind më: 30.03.1985 në Sllatinë të Madhe (komuna, F.Kosovë), ku edhe e kreu shkollën fillore. Më pas morri rrugën e kërkimit të diturisë dhe e përfundoi me sukses Medresenë e Mesme ‘Alaudin’ në kryeqytet. Por, ambicjet e tij drejt përvetësimit të diturisë fetare nuk mjaftuan me kaq. Kërkoi që të përsoste mësimin gjuhës arabe në një nga universitetet e Zerkas në Jordani, (Xhamia Ez-Zerka El-Ehlije). Ku përveç tjerash këtu pati nderin ta takojë edhe një nga kolosët e dijes Shuajb Arnauti. Duke e ndjekur shembullin e këtij dhe shumë dijetarëve e hoxhallarëve të tjerë, vazhdoi rrugën e kërkimin e diturisë, për tu ndalur në stacionin e radhës, dhe u kthye në vendlinje dhe filloi fakultetin e studimeve Islame në Prishtinë. Me t’u kthyer në Kosovë e filloi punën e tij intensive për thirrjen e njerëzve në fenë e Zotit, punë kjo që po vazhdon pa reshtur tashmë për disa vite. Ai shërben si Imam dhe Ligjërues në Xhaminë "Medineja e Ndritshme" në vendlinje, fshatin Sllatinë e Madhe. |