| Mėshira ndaj tė gjithė muslimanve qė vuajnė |
|
|
|
| Written by Imam. Valon Ibrahimi | |
| Monday, 09 February 2009 | |
Kur foshnja e Zejnebes, vajzes se Pejgamberit ishte e semur dhe po vdiste, e njoftuan Pejgamberin a.s. , kur arriti Pejgamberi atje foshnja po renkonte dhe ishte ne momentet e fundit. Pejgamberi a.s. filloi të qaj. Sad bin Muadhi e pyeti: “A po qan o Pejgamber i Zotit” , “Po o Sad, kjo është mëshirë që e vendos Allahu në zemrat e robërve të Tij” Një i varfër shkoi te Umer bin Hatabi dhe i tha: “O Umer, me të mira u shperblefsh, veshi vajzat e mia dhe nënen e tyre” – “Po nëse nuk e bëjë këtë” – i tha Umeri, i varferi tha: “Për Zotin që do ta bëshë, pasi do te te pyes Zoti atë ditë që do të nisesh për në xhennet apo xhehennem”, - Umeri filloi të qaj deri sa ra në tokë. U ngrit shkoi ne shtepi dhe nuk gjeti asgje , pastaj hoqi mantilin e vet qe kishte veshur dhe ia dhuroi duke i thene: “Merre këtë me shprese qe te fitoj xhennetin dhe jo xhehennemin”.Mëshira ndaj të gjithë muslimanve që vuajnë * Mëshira ndaj tyre është që të lutemi për ta * Mëshira është edhe ndaj trupit tënd, (kjo eshte duke u largu nga alkoholi,droga,duhani etj). Kur e sheh dikend qe po vuan, të dhemb zemra dhe te loton syri, kjo eshte nga treguesit e meshires. Kur foshnja e Zejnebes, vajzes se Pejgamberit ishte e semur dhe po vdiste, e njoftuan Pejgamberin a.s. , kur arriti Pejgamberi atje foshnja po renkonte dhe ishte ne momentet e fundit. Pejgamberi a.s. filloi të qaj. Sad bin Muadhi e pyeti: “A po qan o Pejgamber i Zotit” , “Po o Sad, kjo është mëshirë që e vendos Allahu në zemrat e robërve të Tij” Një i varfër shkoi te Umer bin Hatabi dhe i tha: “O Umer, me të mira u shperblefsh, veshi vajzat e mia dhe nënen e tyre” – “Po nëse nuk e bëjë këtë” – i tha Umeri, i varferi tha: “Për Zotin që do ta bëshë, pasi do te te pyes Zoti atë ditë që do të nisesh për në xhennet apo xhehennem”, - Umeri filloi të qaj deri sa ra në tokë. U ngrit shkoi ne shtepi dhe nuk gjeti asgje , pastaj hoqi mantilin e vet qe kishte veshur dhe ia dhuroi duke i thene: “Merre këtë me shprese qe te fitoj xhennetin dhe jo xhehennemin”. Në ditët e sotme vërehet diqka e habitshme. Sa më shumë të shtohen të mirat materiale, sa më shum të perparoj shkenca, aq më shum pakësohet mëshira dhe njerëzit bëhen më pak të mëshirshëm. Shohim prodhimin e armëve të ndryshme, bombat atomike, armet biologjike etj, të gjitha këto për qfarë? Për të vrar njeriun dhe për shkatërrime në tokë. Shkenca dhe dijet, nuk do të jenë të vlefshme për njeriun pa mëshirën. Allahu thotë: “Zoti ynë, me mëshiren dhe dijen tënde ke përfshir çdo gjë”. (Gafir, 7). All-llahu xh.sh thotë: “Dhe e gjetën një robë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana e Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne”. (Kehf, 65) -Pejgamberi a.s. me shokët e tij, e pa një nënë që e përqafonte fëmiun e saj dhe tha: “A mendoni se kjo nënë mund ta hedhë foshnjen e saj në zjarr?” “Jo” Pejgamberi tha: “Zoti është më i mëshirshëm për robërit e Tij se kjo nënë për foshnjen e saj” . -Dijetarët thonë se meshira e Zotit do të jetë aq e madhe, saqë shejtani do të shpresoj se mos e perfshin meshira e Tij. -Ali bin Ebi Talibi thotë: “Nëse do të më thuhej se llogarin tënde Ditën e Kijametit do ta lëmë në dorën e nënës dhe babait tënd, do të refuzoja, sepse Zoti do të jetë më i mëshirshëm për mua, se sa prinderit e mi”. -Pasi të kenë hyrë banoren e xhenetit në xhenet dhe banoret e zjarrit në zjarr, Pejgamberi a.s. do të qëndroj duke e lutur Zotin e madhëruar: -“O Zot gjynahqarët e umetit tim, o Zot gjynahqarët e ymetit tim…”- Zoti i thotë: shko o Muhamed dhe nxirri nga zjarri, duke i caktuar një numër. Shkon Pejgamberi a.s. i nxjerr nga zjarri dhe shkon përsëri e lut Allahun: -“O Zot gjynahqarët e umetit tim, o Zot gjynahqarët e ymetit tim…”- Përsëri Allahu i cakton një numër dhe Pejgamberi a.s. shkon dhe i nxjerr, përsëri shkon e lut Allahun e madhëruar. Mëpas fillojn edhe melaiket duke u lutur: -“O Zot fali gjynahqarët musliman, o Zot fali gjynahqarët musliman…”-. Më pas do të luten edhe banoret e xhennetit për besimtarët që janë në xhehennem, dhe Allahu do të nxjerr nga zjarri i xhehnemit. Atëher do të thotë Zoti: “Ndërmjetsuan Profetët, ndërmjetsuan melekët, ndërmjetsuan besimtarët, ndërmjetsoi i dashuri Im Muhamedi a.s. tash do të mëshiroi Unë: -Atëher do të mëshiroi Zoti dhe do të përfshijë mëshira e Tij cilindo që ka pasur në zemrën e tij sa një atom nga dëshmia: “Nuk ka Zot përveq Allahut, dhe Muhamedi është i dërguar i Tij”. Do të dalin nga zjarri por nga nxehtësia e zjarrit trupi u është bërë si qymyr. Atëher Zoti do ti qoj te lumi që quhej “Lumi i jetës”, ku do tu kthehet pamja e parë”. (Buhariu). Ligjëron Hoxhë Valon Ibrahimi |
| < Prev |
|---|













Kur foshnja e Zejnebes, vajzes se Pejgamberit ishte e semur dhe po vdiste, e njoftuan Pejgamberin a.s. , kur arriti Pejgamberi atje foshnja po renkonte dhe ishte ne momentet e fundit. Pejgamberi a.s. filloi të qaj. Sad bin Muadhi e pyeti: “A po qan o Pejgamber i Zotit” , “Po o Sad, kjo është mëshirë që e vendos Allahu në zemrat e robërve të Tij” Një i varfër shkoi te Umer bin Hatabi dhe i tha: “O Umer, me të mira u shperblefsh, veshi vajzat e mia dhe nënen e tyre” – “Po nëse nuk e bëjë këtë” – i tha Umeri, i varferi tha: “Për Zotin që do ta bëshë, pasi do te te pyes Zoti atë ditë që do të nisesh për në xhennet apo xhehennem”, - Umeri filloi të qaj deri sa ra në tokë. U ngrit shkoi ne shtepi dhe nuk gjeti asgje , pastaj hoqi mantilin e vet qe kishte veshur dhe ia dhuroi duke i thene: “Merre këtë me shprese qe te fitoj xhennetin dhe jo xhehennemin”.