| Fragmente nga jeta e Vejsel Karanit prej Jemeni |
|
|
|
| Written by admin | |
| Monday, 09 February 2009 | |
"Si mund të jetë ai i cili zgjohet në mëngjes, ndërsa nuk e din se a do te jetojë deri në mbrëmje?". Është transmetua që Muhamedi a.s. kishte pas lidhje shpirtërore me njeriun e quajtur Vejsel Karani i cili jetonte larg në Jemen, të cilin nuk e kishte parë asnjëherë dhe nuk e njihte. I Dërguari i Allahut xh.sh. nganjëherë kthehej në drejtim të Jemenit dhe thoshte: "Vërtet unë e ndiej praninë shpirtërore të Vejselit nga Jemeni." Në momentet e ndarjes nga kjo botë e pyetën Muhamedin a. s. kujt do t'ia dhuron xhyben e vet, përgjigja e tij ishte: "Atë ia dhuroni Vejsel Karanit." Më vonë pas vdekjes së Muhamedit a.s., Omeri r.a. bashkë me Aliun r.a. shkuan në një xhami në Kufe, me ç'rast i pyetën të pranishmit se mos gjendet në mesin e juaj dikush nga Jemeni. U lajmëruan shumë vetë. Omeri r.a. i pyeti ata për Vejsel Karanin. Përgjigjja e tyre ishte se nuk e njohin. Ai iu tha atyre se i dërguari i Allahut shpesh ju kishte folur për Vejselin nga Jemeni.Fragmente nga jeta e Vejsel Karanit prej Jemeni"Si mund të jetë ai i cili zgjohet në mëngjes, ndërsa nuk e din se a do te jetojë deri në mbrëmje?". Është transmetua që Muhamedi a.s. kishte pas lidhje shpirtërore me njeriun e quajtur Vejsel Karani i cili jetonte larg në Jemen, të cilin nuk e kishte parë asnjëherë dhe nuk e njihte. I Dërguari i Allahut xh.sh. nganjëherë kthehej në drejtim të Jemenit dhe thoshte: "Vërtet unë e ndiej praninë shpirtërore të Vejselit nga Jemeni." Në momentet e ndarjes nga kjo botë e pyetën Muhamedin a. s. kujt do t'ia dhuron xhyben e vet, përgjigja e tij ishte: "Atë ia dhuroni Vejsel Karanit." Më vonë pas vdekjes së Muhamedit a.s., Omeri r.a. bashkë me Aliun r.a. shkuan në një xhami në Kufe, me ç'rast i pyetën të pranishmit se mos gjendet në mesin e juaj dikush nga Jemeni. U lajmëruan shumë vetë. Omeri r.a. i pyeti ata për Vejsel Karanin. Përgjigjja e tyre ishte se nuk e njohin. Ai iu tha atyre se i dërguari i Allahut shpesh ju kishte folur për Vejselin nga Jemeni. Atëherë dikush prej të pranishmëve i tha se e njeh njëfarë Vejseli, por se ai është një njeri që nuk ia vlen t'i përmendet emri, sepse ai me askënd nuk komunikon. Omeri r. a. thotë: "Unë bash atë e kërkoi, dhe më trego, se ku gjendet ai tani"! I pranishmi i thotë ai i ruan devetë në shkretëtirën Vadi Orant duke i treguar edhe disa gjëra tjera për atë njeri të çuditshëm: se ai kur nuk vjen në qytet, me askënd nuk bisedon, nuk ushqehet me atë që të tjerët ushqehen, as nuk pikëllohet as nuk gëzohet sikurse të tjerët, sepse kur të gjithë qeshin ai qan, kurse kur të tjerët qajnë ai qeshet. Omeri r.a. vazhdimisht përsëriste se me të vërtet unë atë e kërkojë. Atëherë shkojnë në vendin ku banonte Vejseli dhe e gjejnë duke u lutur. Kur e përfundon namazin i përshëndet me selam. Në pyetjen e Omerit r.a. se si quhesh, përgjigjet: "shërbëtor i Allahut". "Ne të gjithë jemi të Allahut, por si është emri i vërtet i juaj?", e pyet Omeri. Kur ai i thotë se emri im është Vejsel. Atëherë Omeri r.a. kërkon nga ai që t'ia tregoi dorën e djathtë. Ky vepron në atë mënyrë, ndërsa Omeri r.a. në dorën e tij e sheh një shenjë të bardh për të cilën Muhamedi a.s. ju kishte treguar. Ia puth dorën dhe ja dorëzon xhyben e Muhamedit a.s., duke e lutur në të njëjtën kohë që gjatë lutjeve të veta që ia drejton Allahut xh. sh. ta përmendi edhe emrin e tij. Me këtë rast Vejsel Karani i thotë: "Unë çdo ditë lutem për të gjithë besimtarët e mi, dhe aty nuk mund të jap ty ndonjë përparësi. Por nëse deri në frymën e fundit të jetës tënde mbetesh besimtar i vërtet, atëherë lutja ime nuk të lë anash as ty." Omeri r.a. kërkoi një këshill nga Vejseli. "A e njeh Allahun xh.sh., o Omer". Omeri r.a. përgjigjet: "Po e njoh". "Atëherë për ty është më mirë që askënd tjetër të mos e njohish", i thotë Vejseli. Omeri i lutet që të vazhdoi me këshilla. "A të njeh ty Allahu xh. sh.", e pyet Vejseli. "Po" i përgjigjet Omeri. "Atëherë është për ty më mirë që mos të njeh askush tjetër", thotë ai. Kur të tjerët e kuptuan që Muhamedi a.s. e kishte dashur dhe çmuar shumë, atëherë filluan edhe ata me të madhe ta çmojnë dhe ta respektojnë. Këtë mënyrë të respektit dhe nderit ai nuk e pranoi dhe iku në Kufe, ku jetoi në një anonimitet të plotë. Me të vetmin njeri që mbante kontakte në këtë qytet ishte një person i quajtur Harim b. Hajan. Dhe tani të shohim se çfarë bisede u zhvillua në mes të këtyre dyve me rastin e takimit të parë: Harimi: "Shpëtimi qoftë me ty, Vejsel!" Vejseli: "Edhe me ty qoftë shpëtimi Harim!" Harimi: "Nga e dite emrin tim, dhe si më njohe kur asnjëherë më parë nuk më ke pa?" Vejseli: "Ma mundësoi i Gjithëdijshmi dhe shpirti im e njohu shpirtin tënde, sepse shpirtrat e besimtarëve njihen. Harimi: "Ma thuaj një ajet nga Kurani". Vejseli: "Kërkoj mbrojtjen e Allahut xh. sh. nga djalli i mallkuar". Me këtë rast Vejseli fillon të qajë dhe vazhdon të citoj fjalë nga Kurani: "Unë i krijova njerëzit dhe të gjitha fshehtësitë tjera që të më njohin mua. Unë së koti dhe për t'u kënaqur nuk e krijova qiellin, tokën dhe gjithë çka gjende në mes tyre, por shumica e njerëzimit këtë nuk e dinë". Ai më pas pyet: "O, i biri i Hajanit çfarë është qëllimi që të solli te unë?" Harimi: "Që të përjetoi qetësi dhe të ndiej kënaqësi me ty". Harimi: "Të lutem, më jep një udhëzim (këshillë)". Vejseli: "Kur bie me fjet, mendo, që vdekja të qëndron ndër jastëk, ndërsa kur të zgjohesh, ta kesh atë parasysh". Kur e pyetnin si je? Ai përgjigjej: "Si mund të jetë ai i cili zgjohet në mëngjes, ndërsa nuk e din se a do te jetojë deri në mbrëmje?". Disa nga thëniet e tij: 1. Kush e njeh Allahun xh. sh. atij asgjë nuk i mbetet e fshehtë. 2. Të kesh kujdes që në zemrën tënde asgjë mos të hyj, përveç Allahut xh. sh. 3. Unë kërkova lartësi dhe e gjeta në pendim, unë kërkova zotërim, dhe e gjeta në udhëzimin me njerëz. Unë kërkova krenari dhe e gjeta në fukarallëk. Kërkova popullaritetin e së kaluarës e gjeta në burrëri. Kërkova nder dhe e gjeta në të përmbajturit. Kërkova qetësi e gjeta në mohim. |
| < Prev | Next > |
|---|













