| NĖ CILAT CILĖSI NA DUHET PĖRQĖNDRIMI MĖ I MADH ? |
|
|
|
| Written by admin | |
| Monday, 09 February 2009 | |
Edhe pse definimi i moralit tek shumë njerëz kuptohet në mënyra të ndryshme, ne kemi për qëllim moralin Islam të praktikuar në jetë, duke dhënë rezultatet legjislative të tij në familje dhe shoqëri, në shkollë dhe qeveri, në luftë dhe liri, si dhe në cdo pore të jetës, të bazuara në Kur’an dhe Sunnet, që muslimani të udhëzohet në vlerat të cilat ia plotësojnë atij fenë dhe ia rregullon jetën në të dy botërat, siq ishte edhe në periudhat e kaluara të sundimit të shtetit Islam. Pejgamberi i Islamit e ka përcaktuar qëllimin e dërgimit të tij dhe metodologjinë e qartë të misionit të tij, me fjalët: “ Me të vërtet jam dërguar t’i plotësoj virtytet e moralit”. (trans. Maliku) Për t’u plotësuar këto virtyte duhet të ruhen vlerat hyjnore për të ndricuar horizontet e përsosmërisë, ashtu që të ecin në të me dituri dhe moral shembullor. 1-Besimi në parimet e moralit hyjnor – shembulltyrë e muslimanit Edhe pse definimi i moralit tek shumë njerëz kuptohet në mënyra të ndryshme, ne kemi për qëllim moralin Islam të praktikuar në jetë, duke dhënë rezultatet legjislative të tij në familje dhe shoqëri, në shkollë dhe qeveri, në luftë dhe liri, si dhe në cdo pore të jetës, të bazuara në Kur’an dhe Sunnet, që muslimani të udhëzohet në vlerat të cilat ia plotësojnë atij fenë dhe ia rregullon jetën në të dy botërat, siq ishte edhe në periudhat e kaluara të sundimit të shtetit Islam. Pejgamberi i Islamit e ka përcaktuar qëllimin e dërgimit të tij dhe metodologjinë e qartë të misionit të tij, me fjalët: “ Me të vërtet jam dërguar t’i plotësoj virtytet e moralit”. (trans. Maliku) Për t’u plotësuar këto virtyte duhet të ruhen vlerat hyjnore për të ndricuar horizontet e përsosmërisë, ashtu që të ecin në të me dituri dhe moral shembullor. Të ruhen ritualet e miratuara në Islam, të cilat konsiderohen kondita të besimit, duke u larguar nga dogmatizmat dhe bestytnitë e të kaluarës dhe të sotmes, duke konfirmuar parimet e moralit hyjnor, që njeriu të pajiset me vlera të shëndosha dhe të jetë konsekuent në këto vlera. Sepse, feja jonë Islame nuk është vetëm besim, por është rregullim dhe program i jetës në bazë të legjislacionit të tij, bashkim i fesë dhe ligjit, i edukimit dhe fuqisë, idealit dhe interesit, bashkësisë shpirtërore dhe shtetit, vullnetit dhe detyrimit, të lejuarës dhe të ndaluarës, që të plotësohet feja apo Islami kuptim plotë. Musimani nuk guxon të egzistoj si individ në vete, egoist dhe vetjak, por të krijojë mjedisin, shoqërinë dhe rregullin jetësor, për të argumentuar atë që e beson, atë cfarë e mëson Kurani famëlartë. Për t’i dhënë kuptim këtyre parimeve të moralit islam, besimtari musliman sot duhet të mendoj në zanafillën e zgjedhjes së problemeve, dhe në qëndrimin e tij në shoqëri të mirëfilltë, e jo në gjëra të dorës së dytë, polemika që humbin kohën pa nevojë, që rezultojnë në hargjim të energjisë në adresë të gabuar, kur Islami është në shënjestër të armiqëve për ta kompromituar atë, për t’ia humbur kësaj feje karakterin hyjnor e historik. Morali nuk është luks pa të cilin mund të jetohet, por ai është esenca e jetës të cilën e pranon feja dhe i respekton bartësit e tij. Për këtë, Islami i përmblodhi vlerat dhe i nxiti ithtarët e tij që t’u përmbahen atyre një nga një. Ne do t’i përmendim disa cilësi dhe vlera në të cilat besimtari musliman duhet të kthehet, për t’ia kthyer vetes dhe fesë së vet krenarinë e humbur. 2- Thesari i mirësisë – Korrektësia Dihet se Islami gërshetoi në tiparet e besimtarit, cilësitë shpirtërore dhe materiale, në adhurim ndaj Allahut xh.sh. dhe kërkoi korrektësi në të. Allahu xh.sh. krijoi qiejt dhe tokën me drejtësi, e po ashtu kërkoi prej njerëzve që ta ndërtojnë jetën e tyre mbi drejtësi, ashtu që të flasin vetëm drejtë dhë të punojnë vetëm drejtë dhe korrekt. Korrektësia në cdo cështje dhe gjykim , është shtyllë e fortë e karakterit të muslimanit dhe mbrojtje konstante në jetën e tij, për të krijuar një shoqëri Islame që ngritet mbi luftimin e paragjykimeve, dyshimeve dhe flakjen e dezinformatave. Muhamedi a.s. thotë: “Lëre atë që të vë në dyshim, dhe kapu për atë që nuk ke dyshim, korrektësia është qetësim, kurse gënjeshtra dyshim.( trans. Tirmidhiu) Korrektësia në fjalë dhe punë, është esenca e suksesit të njeriut, kur dihet se pa të, njeriu humb vlerat e moralit, si dhe pozitën e tij në shoqëri, dhe rrethi i dëmit është më i madh, nga vrazhdësia e gënjeshtrës dhe mos korrektësisë. Të kësaj kategorie janë gënjeshtrate pushtetarëve ndaj popullatës, sepse gënjeshtra e folësve është e larmishme dhe e njohur, Muhamedi a.s. thotë : “Tre lloj njerëzish nuk do të hyjnë në Xhenet: Plaku i cili bën amoralitet, udhëheqësi gënjeshtar dhe varfanjaku mendjemadh”.(trans.Bezari) Transmetohet prej Ibën Ebu Eufas, se një njeri e nxori një mall në treg dhe u betua në Allahun, që ta mashtrojë me të një musliman, me cka arriti cmim sa me asnjë tjetër, andaj zbriti ky ajet: “ Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë Allahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë në botën tjetër, dhe në Ditën e Kjametit Allahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së gabimeve) ata kanë një denim të dhembshëm.” (Ali Imran, 77) 3- Sinqeriteti Njeriu është i krijuar nga disa tipare të brendshme dhe të jashtme, që e motivojnë në punën e tij, disa prej tyre gati shihen, gjatë veprimit të tij, e disa nuk shihen, janë të mbyllura në thellësitë e shpirtit. Instiktet e tij janë kriteret e sjelljes dhe lëvizjes së përgjithshme, që ai mund të shpreh dashurinë ndaj vetes, kërkimin e shpëtimit, lakminë e tij ndaj pasurisë, animin e tij kah mburrja dhe dominimi në shoqëri etj. Nëse në cdo veprim i cili shfaqet, mungon sinqeriteti në të, dhe humb qëllimi i shëndoshë, atëherë tek njerëzit edhe nëse konsiderohet i suksesshëm, tek Allahu është i humbur, dhe ai veprim shëndërrohet në mëkat.P.sh. Namazi me hipokrizi është krim, dhe pasi e ka humbur shpirtin e sinqeritetit, është shëndrruar në formë të vdekur,në të cilën nuk ka dobi, po ashtu edhe Zekati; nëse ai jepet me zemër bujare , për hirë të Allahut xh.sh., do të pranohet tek Ai, përndryshe, ajo është vepër e pa vlerë. Allahu thotë: “ Pra shkatërrim është për ata që falen. Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pa kujdesshëm…(Elmaun 4-5) Kurse në ajetin tjetër thotë: “ O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim, siq bënë ai që jep pasurinë e vet sa për sy e faqe të njerëzve…”( Elbekare 264) 4-Zbatimi i premtimit Gjithashtu zbatimi i premtimit është një segment i rëndësishëm i jetës së muslimanit, që duhet të plotësohet, kur e jep premtimin duhet ta zbatojë atë. Kur të lidhet një kontratë duhet zbatuar ajo që është e shkruar, apo e deklaruar, para dëshmitarëve.Prej besimit është që muslimani të qëndrojë në fjalën që e ka thënë. Ndërsa, nuk lejohet që njeriu të jetë këmbëngulës në zbatimin e një betimi, kur mos zbatimi i tij është më i preferuar, nëse ndryshon interesi i përgjithshëm dhe anët pozitive janë dominuese. Në një hadith thuhet : Më e rëndë te Allahu i Madhëruar është që të hyjë dikush prej jush me betimin e vet në familje, se sa ta japë kompensimin të cilin ia obligoi Allahu i Madhëruar.” ( trans.Buhariu) Në Kur’anin famëlartë Allahu thotë: “ …dhe zotimin e dhënë Allahut plotësonie. Këto janë me cka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni.” (Elenam,152) 5- Siguria nga urrejtja Shkalla më e lartë e qetësisë tek njeriu është që zemra e tij të jetë e pastër nga urrejtja dhe brengate e tij, zemra e shëndoshë e larguar nga cytjet e shejtanit, dhe shpirtëligësisë, ndaj begative tek të tjerët. Zemra e besimtarit duhet ta ndjejë të keqen dhe të mirën në realitetin e sajë, kur e sheh një njeri se e ka gjetur një e keqe, i vjen keq për të, dhe i lutet Zotit t’ia largoj atë. E nëse e sheh ndonjë të mirë tek ai, i lutet Zotit t’ia shtojë atë. Muhamedit a.s. i thane: O Pejgamber i Allahut; cilët janë njerëzit më të mirë? Tha: Cdonjëri që ka zemër të qetë dhe është korrekt. I thanë : korrektin e dimë, e cili ka zemër të qetë? Tha: Ajo është zemra e devotshme dhe e pastër, në të cilën nuk ka mëkat dhe ligësi, nuk ka tradhti dhe zili.” ( trans.Ibën Maxhe) 6- Butësia Cdo cështjeje Islami i ka caktuar kufijtë e arsyes, që njeriu mos të kaloj në shkallët e cmendurisë, dhe të dominoj hidhërimi në vendimet e tij, deri në shkallën më të ulët të nëncmimit, e deri tek derdhja e gjakut. Ndërsa butësia është përcaktim hyjnor, që përmes saj njeriu ngjitet në horizontet e shpresës dhe të suksesit, e assesi përmes arrogancës dhe hidhërimit. Kjo cilësi na i kujton edhe të dërguarit e Allahut Fuqiplotë, që përmes saj arritën t’i kundërvihen nxitimeve dhe arrogancës së njerëzve të cekët. Pra, ne e kemi obligim të pajisemi me të, që të jemi të arsyeshëm, e jo arrogant dhe teprues në vrazhdësi. 7- Bujaria Prej cilësive me të cilat muslimani duhet të mburret është bujaria e dëshmuar gjatë gjithë historisë Islame, që nga ditët e para të krijimit të shoqërisë Islame, e deri në ditët e sotme. Sepse Islami është fe e dhënies dhe ndarjes së pasurisë, për t’ia bërë të dashur njerëzve shpirtëgjërësinë, dorëdhënien dhe bëmirësinë. Allahu xh.sh. në lidhje me këtë thotë: “ Ata, të cilët pasurinë e vete shpërndajnë ( në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta nuk ka frikë, as pikëllim.” (El-Bekare:274) 8- Durimi-Sabri Durimi është arma kryesore e mbrojtjes nga pësimi, kur njeriu është shumë afër suksesit dhe mund ta humbë atë nga mos durimi. Kur njeriu është në krizë dhe depression, durimi është ai që muslimanin e mbron nga pesimizmi. Muhamedi a.s. thotë: Durimi ëhtë shkëlqim. (trans. Muslimi) atëherë kur besimtari sprovohet, duhet të duroj ndaj asaj që i ka ndodhur. Allahu xh.h. na ka bërë me dije se në këtë botë do të sprovohemi, deri në sukses… “Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim luftëtarëtdhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do t’i sprovojmë veprat tuaja.” (Muhammed :31) Në kaptinën tjetër Allahu thotë: “ …po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.”(Ali Imran:186) 9- Ndershmëria Kemi përmendur se Islam ii bashkon kërkesat trupore e shpirtërore, dhe ndërpret dominimin e njërës nadaj tjetrës, me ekuilibër specific të jetës së njeriut në këtë botë, nuk anon as kah asketizmi i thellë as kah materializmi i tërbuar. Islami Preferon ndershmërinë dhe maturinë, që muslimani të jetë qenja më fisnike, duke e ruajtur nderin e vet dhe të familjes së tij, e që luksi i kësaj jete most ë jetë preokupim, duke besuar që për cdo vepër të mirë do ta gjejë shpërblimin në këtë dhe jetën tjetër… Muhammedi a.s. ka thënë: “Frikohem për ju për epshet djallëzore në barqet dhe organet gjenitale, dhe devijimet hamendëse.” {Transmeton Ahmedi} 10- Vëllazërimi, etj… Vëllazërimi është vëlla i imanit, kurse ndasia është vëlla i kufrit, e që nuk ka arsye që njerëzit të jetojnë të ndarë e të armiqësuar, sepse qëllimet jetësore të kësaj bote i afrojnë njerëzit, të bazuar në logjikën e realiteit dhe ndjenjave të shëndosha, aty ku ka sinqeritet dhe dashuri të mirëfilltë. Feja jonë lufton egoizmin tiran, me vëllazërinë e drejtë, që t’i tregoj njeriut se ai nuk guxon të jetojë i ndarë, por duhet të krijoi shoqëri vëllazërore, të qëllimeve të njëjta. Pejgamberi ynë a.s. thotë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën pa drejtësi dhe nuk e dorëzon. Kush i ndihmon vëllaut të vet, Allahu do t’i ndihmojë atij, kush ja largon muslimanit një brengë, Allahu do t’ia largoj një brengë prej brengave të Ditës së Gjykimit. E kush i mbulon turpet e një muslimani, atij do t’ia mbulojë Allahu në Ditën e Gjykimit.” (transmeton Buhariu dhe Muslimi) Pra kjo është vëllazëria e besimit, e jo e fiseve apo grupeve etnike, por vëllazëria për hirë të Allahut, e për këtë në Kur’an thotë: “Ska dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kinie frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar.” ( El-Huxhurat: 10) Të nderuar vëllezër, këto dhe shumë të tjera, janë cilësitë të cilat na kthejnë kah realiteti dhe krenaria jonë Islame e humbur. Nëse dëshirojmë të qëndrojmë unik në atë cka na e obligoi Allahu i Lartësuar, për të qenë të bashkuar, e jo të ndarë dhe të keqinterpretuar nga të tjerët, ndaj të vërtetës Islame. Këto janë vetëm disa pika kyqe, që ne të jemi nga ata që zbatojnë besën e dhënë Allahut xh.sh., që të jemi të suksesshëm në jetë, dhe të nënshtruar vetëm ndaj Allahut të Gjithëfuqishëm. |
|
| Last Updated ( Monday, 09 February 2009 ) |
| < Prev | Next > |
|---|













Edhe pse definimi i moralit tek shumë njerëz kuptohet në mënyra të ndryshme, ne kemi për qëllim moralin Islam të praktikuar në jetë, duke dhënë rezultatet legjislative të tij në familje dhe shoqëri, në shkollë dhe qeveri, në luftë dhe liri, si dhe në cdo pore të jetës, të bazuara në Kur’an dhe Sunnet, që muslimani të udhëzohet në vlerat të cilat ia plotësojnë atij fenë dhe ia rregullon jetën në të dy botërat, siq ishte edhe në periudhat e kaluara të sundimit të shtetit Islam. Pejgamberi i Islamit e ka përcaktuar qëllimin e dërgimit të tij dhe metodologjinë e qartë të misionit të tij, me fjalët: “ Me të vërtet jam dërguar t’i plotësoj virtytet e moralit”. (trans. Maliku) Për t’u plotësuar këto virtyte duhet të ruhen vlerat hyjnore për të ndricuar horizontet e përsosmërisë, ashtu që të ecin në të me dituri dhe moral shembullor.