Ballina arrow TEMA ISLAME arrow Besa e mbajtur me Muhamedin a.s.
Besa e mbajtur me Muhamedin a.s. PDF Print E-mail
Written by Valon Ibrahimi   
Monday, 09 February 2009
http://photos-a.ak.fbcdn.net/photos-ak-snc1/v369/4/122/1618905050/s1618905050_17392_6076.jpgKjo arrihet duke ndjekur rrugën e tij dhe duke quar në vend porositë e tij. Pejgamberi a.s. u nis për t’u shpërngulur nga Meka për në Medine, kurejshët patën vendosur një shpërblim për atë që e sjell Muhamedin të gjallë apo të vdekur. Suraka, një banor i Mekës, u vihet pas me kalin e tij. Ebu Bekri e shikon se Suraka është përgatitur ta gjuaj me shigjeta, atëher i tregon Pejgamberit a.s. dhe fillon të lutet duke thënë: “O ZOT, na ruaj nga e keqja e tij me ç’të duash dhe si të duash” Në atë qast këmbët e kalit të Surakes hyn në rërë dhe Suraka rrëzohet. Kështu tri her tenton por edhe atëher rrëzohet. Atëher Suraka thotë: e kuptova se ky njeri është i mbrojtur nga të bërit keq, dhe i thotë më jep diqka nga ti o Muhamed.
Besa e mbajtur me Muhamedin a.s.

Kjo arrihet duke ndjekur rrugën e tij dhe duke quar në vend porositë e tij.

Pejgamberi a.s. u nis për t’u shpërngulur nga Meka për në Medine, kurejshët patën vendosur një shpërblim për atë që e sjell Muhamedin të gjallë apo të vdekur. Suraka, një banor i Mekës, u vihet pas me kalin e tij.

Ebu Bekri e shikon se Suraka është përgatitur ta gjuaj me shigjeta, atëher i tregon Pejgamberit a.s. dhe fillon të lutet duke thënë: “O ZOT, na ruaj nga e keqja e tij me ç’të duash dhe si të duash”

Në atë qast këmbët e kalit të Surakes hyn në rërë dhe Suraka rrëzohet. Kështu tri her tenton por edhe atëher rrëzohet.

Atëher Suraka thotë: e kuptova se ky njeri është i mbrojtur nga të bërit keq, dhe i thotë më jep diqka nga ti o Muhamed.

Pejgamberi a.s. i premton se do ta jap byzylykët e Kisras mbretit të persëve. Suraka thotë meqë nuk isha musliman por i besova dhe i thashë a më premton këtë të shkruar, o Muhamed? “Po” i thotë Pejgamberi a.s. dhe e urdhëron Ebu Bekrin që ta shkruaj se do ta marr byzylykun e Kisras.

Pas vdekjes së Pejgamberit a.s. në kohen e Omerit si pris i muslimanve, të cilët fitojn ndaj persëve, dhe gjith pasurin e Kisras e sjellin në Medine për ta ndar.

Omeri r.a. ngjitet në minber dhe fillon të qaj dhe e thërret o Suraka eja merre premtimin e Pejgamberit a.s.

E shihni se si e mbanin fjalën dhe besën e Pejgamberit a.s. shokët e tij.

Në Uhud Pejgamberi a.s rrëzohet dhe pabesimtarët donin ta vrisnin, ai thotë: “Kush më mbron mua prej tyre, do të ketë xhennetin si shpërblim”  vjen një i ri nga Medina derisa vritet, Pejgamberi a.s. e merr kokën e tij në duar dhe duke e mbajtur ashtu thotë: “O Zot, unë dëshmoj që ky e ka mbajtur besën, o Zot, unë dëshmoj që ky e ka mbajtur besën”

·        Besa ndaj Pejgamberit a.s. është që të falemi në xhami.

·        Besa ndaj Pejgamberit a.s. është që të lexojm Kur’anin

Pejgamberi a.s. Ditën e Kijametit do ti thotë Allahut:

25:30. E i dërguari tha: “O Zoti im, vërtet, populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!” (Furkan 30).


E punoi: Hoxhë Valon Ibrahimi
 
< Prev   Next >
DIZAJNUAR DHE HOSTUAR NGA 1&1 Networks Solution www.1dhe1.com t
t