Ballina arrow HUTBE arrow Kėnaqėsia ndaj Allahut
Kėnaqėsia ndaj Allahut PDF Print E-mail
Written by Hoxhė Valon Ibrahimi   
Friday, 13 February 2009

 

Në këtë temë do të flasim mbi kënaqësinë e Allahut, gjë e cila është një nga adhurimet e zemrës.
Edhe nëse je i varfër të jesh i kënaqur. Çfardo pozite shoqërore të kesh të jesh i kënaqur, pasi ky është caktim i Zotit të Madhëruar. Kjo nuk bie ndesh me ambicjet e njeriut dhe nuk do të thotë që të mos jesh kërkues. Jo!... Ti puno për një jetë më të mirë, port ë ndjehesh i qetë dhe ta pranosh gjendjën në të cilen je momentalisht. Zoti i Madhëruar thotë në një hadith kudsij: 1.“O robi im, të kam krijuar për të më adhururar, prandaj mos e hargjo kohën kot” 2.“Ta kam caktuar rrizkun, prandaj mos u lodh” 3.“Nëse je i knaqur me atë që të kam dhënë, do ta qetësoj trupin dhe mendjen tënde, dhe te Ne do të jesh i lavdëruar”

Kënaqësia ndaj Allahut

 

 Në këtë temë do të flasim mbi kënaqësinë e Allahut, gjë e cila është një nga adhurimet e zemrës.

Edhe nëse je i varfër të jesh i kënaqur. Çfardo pozite shoqërore të kesh të jesh i kënaqur, pasi ky është caktim i Zotit të Madhëruar.
Kjo nuk bie ndesh me ambicjet e njeriut dhe nuk do të thotë që të mos jesh kërkues. Jo!... Ti puno për një jetë më të mirë, port ë ndjehesh i qetë dhe ta pranosh gjendjën në të cilen je momentalisht.
Zoti i Madhëruar thotë në një hadith kudsij:
1.“O robi im, të kam krijuar për të më adhururar, prandaj mos e hargjo kohën kot”
2.“Ta kam caktuar rrizkun, prandaj mos u lodh”
3.“Nëse je i knaqur me atë që të kam dhënë, do ta qetësoj trupin dhe mendjen tënde, dhe te Ne do të jesh i lavdëruar”
4.“Nëse nuk je i kënaqur me atë që të kemi dhënë, do ta lodhim trupin dhe mendjen tënde, dhe të Ne do të jesh i përbuzur”
5.“Betohem në krenarinë dhe madhështinë Time, që do ta bëjë dunjanë që të mbizotroj në jetën tënde dhe do të vraposh pas saj, siç vrapojn egërsirat në pyll, dhe nuk do të arrish prej saj, veçse atë që të kemi caktuar”.
Zoti i Madhëruar thotë në Kur’an:
“Dhe në qiell e keni rizkun tuaj dhe atë që u premtohet. Për Zotin e qiellit dhe të tokës, kjo është e vërtet ashtu siç është e vërtetë që ju flisni” (Dharijat 22-23).
Mos e kalo natën duke u menduar dhe brengosur për atë që Zoti i Madhëruar ta ka garantu dhe ta ka caktu qysh para se të lindësh.
Me këtë temë, u themi të gjithë këtyre dhe të tjerëve që vuajnë, kërkoni që ta ndryshoni këtë gjendje, porn ë anen tjetër, jinni të knaqur me atë që u ka caktuar Allahu i Madhëruar.
Ata që kan lakmi mi shtu të mirat materiale në çdo mënyrë Allahu thotë në hadith kudsij:
“O biri i Ademit, ke aq sa të mjafton, përse këkron aq sa të bënë tiran? As me pak nuk kënaqesh dhe as me shumë nuk ngopesh. Nëse gdhihesh pa dhimbje në trup, i sigurt në familjen tënde, duke pasur ushqimin e një dite, i thuaj kësaj bote lamtumirë”.
Ligjëroi: Hoxhë Valon Ibrahimi
www.xhamia-sllatine.com
13.02.2009, e Xhuma
Last Updated ( Sunday, 09 May 2010 )
 
< Prev   Next >
DIZAJNUAR DHE HOSTUAR NGA 1&1 Networks Solution www.1dhe1.com t
t