|

Ligjërat e Kurban Bajramit Engjujt diskutuan kushtin e njerëzimit, bindshmërinë e tyre dhe pabindshmërinë. Njëri prej tyre tha se Ejubi a.s. ishte njëri me i mirë ne tokë. Ai ishte besimtar i bindur, gjithmone duke iu lutur All-llahut xh.sh. All-llahu e mëshiroi Ejubin a.s. duke qenë i shëndoshë për 80 vjet. Gjatë kësaj kohe ai kurr nuk harroi ta Adhurojë All-llahun dhe ta falenderojë. Ai ndau pasurinë e tij me të varferit dhe i veshi te zhveshurit.
Shejtani nuk mundi të besoje se ishte një shërbëtor aq i sinqertë si Ejubi a.s. Shejtani mendoi se pasuria e tij ishte shkaku pse ai ishte aq i sinqertë, kështu që ai kërkoi nga All-llahu xh.sh. fuqi për ta larguar pasurinë nga Ejubi a.s. me qëllim që ta mashtrojë atë. Dhe si pasojë e humbjes në para, Ejubi a.s. reagoi në atë mënyrë duke thënë se pasuria i takon All-llahut dhe e falenderoi All-llahu me atë që e shperbleu, dhe e falenderoi për atë cfarë mori nga ai. Ai u përkul duke u falur. Kjo e bëri Shejtanin të zemëruar.
Shejtani tentoi dy herë që ta mashtrojë Ejubin a.s. pasi që kishte humbur pasurinë, duke kërkuar nga All-llahu që të ia jap fuqinë për ta larguar nga Ejubi a.s. fëmijët e tij dhe shëndetin. All-llahu i tha se do të të jap fuqi mbi trupin e tij, por të paralajmëroj që të mos i afrohesh shpirtit të tij, gjuhës, dhe zemrës, sepse në to qëndron sekreti i besimit. Ejubi a.s. veproi në të njejtën mënyrë sikurse pasuria kur iu është marë. Shejtani kukptoi se nuk mund ta mposhtë besimin e Ejubit a.s. kështu që shkoi tek gruaja e tij për ta mashtruar, duke ja përkujtuar asaj për jetën e mëparshme te tyre. Shejtani korri sukses duke e mashtruar gruan e tij. Kjo e priu atë duke u ankuar tek Ejubi a.s. për gjendjen e vështirë që mbizotëronte në jetën e tyre. Kjo shkakoti që Ejubi a.s. të zemërohet me të dhe u betu se do ta rrihte 100 herë nëse All-llahu do t'ia kthente shëndetin atij. Shejtani nuk arriti sukses duke e mashtruar Ejubin a.s. Kështu që All-llahu ia ktheu atij të gjithe atë të cilën ai kishte humbur.
Tani Ejubi a.s. duhet ta përmbush betimin e rahjes së gruas së tij. All-llahu xh.sh e urdhëroi atë që ta rah gruan e tij me 100 copë bari me aromë, jashtë mëshirës së tij për të. Vërtetë All-llahu është i Gjithmëshirshëm. Histori e Ejubit a.s. duhet të jet një përkujtim i rëndësishëm për ne të gjithë.Shumë prej neve ankohen për gjëra të imta në jetë. All-llahu e testoi Ejubin a.s. në mënyrat të cilat mund të na ndodhin edhe neve.
Besimi i tij dhe durimi janë gjërat të cilat ne si muslimanë të devotshëm, duhet të provojmë të implementojmë ne jetët tona, kur All-llahu na teston në situatat e tilla.
Ne Kur'an All-llahu thotë: 38. Sad 44. E merre me dorën tënde një deng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti.
Në kohët e sotshme, duhet ta kujtojme shumë e më shumë All-llahun dhe te jemi shume falenderues në vend se të bëhemi të pakënaqur me kushtet tona. Ne duhet të lutemi dhe ta falenderojme All-llahun për cdo kusht të cilën Ai na e jep. Duke ditur se keto jane kohërat kur Shejtani provon te luaj me mendtë tanë, emocionet tona, dhe dobesinë tonë. All-llahu kurr nuk do të harrojë ta shpërbleje një shërbëtor me një detyrë kaq të madhe.
21. Enbija 83. (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!"
21. Enbija 84. Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.
All-llahu na shtoftë besimin dhe durmin në momentin e sprovave. "Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më shumë ua shtuam bindjen. Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë, kur u ngritën, thanë: "Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot, pos Tij, sepse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!" (Kur'an, 18: 13-14).
Thjesht, nuk mund t'i ikësh kësaj. Diskutimet rreth shprehive tua mund t'i dëgjosh në çdo anë: e ëma edhe i ati vazhdimisht të thonë që t'i ndërpresësh zakonet tuat të këqija; mësuesit të thonë që të kultivosh shprehi të mira; shokët të nxisin që t'i përvetësosh shprehitë e tyre të mira; e edhe televizori e mediat, në anën tjetër, janë duke ndikuar në ty që të zbulosh shprehi të reja dhe të ashtuquajtura "cool".
"Asnjëherë nuk do të kesh sukses," thotë një refren i përhershëm, "gjersa të mos i shembësh shprehitë e këqija, dhe të kultivosh të tjera të mira!" Në fund të fundit, e tëra (e tërë çështja) të përket ty. Pra, ti je ai që vendos se çfarë shprehish do të kesh! E, a e ke futur hiç ndër mend këtë gjë, vallë?
Nëse je gjallë e je duke marrë frymë, duhet vazhdimisht të jesh i angazhuar në përpjekje të brendshme për të kultivuar shprehi e zakone që të afrojnë më shumë te Allahu, Më i Larti. Suksesi në këtë botë është drejtpërdrejt i lidhur me fuqinë e lidhjes sate me Allahun e Madhëruar. Pra, sa më larg që njeriu është nga Allahu dhe nga mësimet e Pejgamberit, alejhi selam, aq më pak i suksesshëm do të jetë në këtë botë, dhe me siguri se edhe në botën e përtejme. Andaj, a nuk është koha që ne të mendojmë rreth mësimeve islame, që të dallojmë shprehitë e nevojshme të rinisë shumë të suksesshme muslimane?
Më poshtë keni së paku shtatë shprehi të domosdoshme për një rini shumë të suksesshme muslimane, të nxjerra nga Kur'ani Famëlartë dhe nga mësimet e Pejgamberit, alejhi selam. Hoxhë Valon Ibrahimi |