| Xhamia |
|---|
![]() |
| Mirėsia mė e mirė |
|
|
|
| Written by Hoxhė Valon Ibrahimi | |
| Friday, 08 January 2010 | |
|
Mirësia më e mirë…
Transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi a.s. thotë: “Prej të mirave të islamit të njeriut është, të largohet ai prej gjërave që nuk i hynë në jetë apo nuk i interesojn”
------------------------------------------------------------------ “Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s'ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëz që duan të besojnë”.(Ankebut, 51). “Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për myslimanët” (Nahl, 89). “O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët” (Junus, 57). Pejgamberi a.s. tregon: “Shembulli im është sikur shembulli i njeriut i cili ka ndez një zjarr, dhe kur ka ndriqu ai zjarr, rreth atij zjarri vin insektet, flutra dhe miza te ndryshme qe versulen ne zjarr dhe ky fillon dhe mundohet ti largon nga zjarri ato insekte. Pejgamberi tha: Kështu është shembulli im dhe i juaji, dhe unë ju pengoj dhe mundohem tju largoi nga zjarri i xhehennemit”. Transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi a.s. thotë: “Prej të mirave të islamit të njeriut është, të largohet ai prej gjërave që nuk i hynë në jetë apo nuk i interesojn” Imam Tirmidhiu ka qenë i verbër, dhe ai kishte filluar ti mësoj nxënësit në shkencën e hadithit. Rrugen që e bënte ishte një penges dhe ia mësuan pëngesen e cila ishte se kur të vij te vendi i pengeses duhet ta ngrit doren që ta largon një deg të një peme. Dhe një ditë duke hecur e ngrit doren ska degë peme, shkon edhe disa hapa ska asgje, kthehet mbrapa ska asnjë penges, shkon djathtas, majtas, ska asnjë penges, dhe thotë me vehte se e paskam habit vendin dhe paskam fillu me harru, dhe kthehet në shtëpi. Nxënësit bëhen merak dhe shkojn te shtëpia e mësuesit të tyre dhe e gjejnë duke qajt. E pyesin pse po qan, thotë: Se nuk më lejohet meqë kam filluar të harroj e unë të ju mësoi fjal të Pejgamberit a.s. e ti ngatërroi me fjal të tjera kur dihet se hadithet janë shkaktar që njeriu ta gjej rrugen e drejt. Dhe nxënësit kur e vertetojn shkakun se ku ka qenë ajo deg, kthehen plotë hare dhe i thojnë: O hoxhë, jo dega por e tërë pema ishte prerë dhe nuk ishte fare dhe ti nuk ke filluar të harrosh, dhe gjith së bashku vazhdojn rrugën e mësimit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. është pyetur se a e di Allahu se çfar njerëzit fshehin në vetvete: “Po” , u përgjigj i Dërguari. (Buhariu dhe Muslimi).
Hoxhë Valon Ibrahimi 08.01.2010 , e Xhuma www.xhamia-sllatine.com |
|
| Last Updated ( Thursday, 28 January 2010 ) |
| < Prev | Next > |
|---|













