|

Përfundimi i burrave të mëdhenj Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,I porositi besimtarët para se të vdiste duke thënë:‘‘Namazin,namazin…dhe ato që keni në pronësi(gratë dhe robëreshat)...Namazin,namazin…dhe ato që gjenden në pronën tuaj…”Ai e porositi këtë disa herë.
-------------------------------------------------------------------------- Pejgamberi Muhamedi,paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të! Momentet e fundit të jetës së Pejgamberit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të! Ditën e hënë,12 Rebiul Euel të vitit të 11-të pas hixhretit,gjendja e Pejgamberit, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,nisi të keqësohej.Lajmi I sëmundjes së tij u përhap te shokët e tij dhe I shqetësoi pa masë.Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,kishte porositur që Ebu Bekri të bëhej imam I besimtarëve në namaz,pai sëmundja nuk e lejonte të merrte pjesë në namaz.
Në mëngjesin e po asaj dite,kur Ebu Bekri ishte duke falur namazin me xhemat,u habitën muslimanët kur papritur Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,e hapi perden e dhomës së Aishes dhe shikoi safat e tyre duke u falur dhe buzëqeshi.Ebu Bekri mendoi se Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,dëshironte të falte namazin dhe filloi të tërhiqej dhe të futej në saf,por edhe besimtarët për pak sa nuk u shpërqendruan nga namzai I tyre prej gëzimit të daljes së Pejgamberit, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të.Ai u dha shenjë që të vazhdonin,u ul në të majtë të Ebu Bekrit dhe u fal.Pastaj u kthye në dhomën e tij.Besimtarët u gëzuan shumë dhe menduan se Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,ishte shëruar.
Më vonë,Pejgamberit, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,iu kthyen dhembjet dhe ftoi Fatimen,të bijën,dhe I tregoi një fshehtësi,se ai do të vdiste nga ajo sëmundje.Ajo qau.Pastaj I tregoi se e para që do të vdiste pas tij nga familja e tij ishte ajo.Dhe ajo qeshi.
Dhembjet e Pejgamberit, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,u shtuan,pastaj Fatimja tha:‘‘Ah,shumë ke dhembje!”Kurse Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,ia ktheu duke I thënë:‘‘Nuk do të ketë dhembje pas ditës së sotme babai yt.”
Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,I porositi besimtarët para se të vdiste duke thënë:‘‘Namazin,namazin…dhe ato që keni në pronësi(gratë dhe robëreshat)...Namazin,namazin…dhe ato që gjenden në pronën tuaj…”Ai e porositi këtë disa herë.
Abdurrahman ibn ebi Bekri u fut brenda dhe kishte në dorën e tij një misvak.Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,e shikonte atë.Aishja I tha:‘‘A ke për qëllim misvakun?”Ai bëri me kokë që po.Aishja tha:‘‘A ta zbusë atë?”Ai prapë bëri me kokë që po.Ajo e pastroi dhe ia dha.
Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,fuste dorën e tij në kovën e mbushur me ujë dhe fërkonte fytyrën me dorë të lagur dhe thoshte:‘‘LA ILAHE ILA ALLAH…vërtet vdekja ka fshehtësitë e saj.”
Dhe në fund e ngriti shiqimin lart dhe lëvizi buzët e tij duke thënë:‘‘Me ata që I begatove nga Pejgamberët ,të sinqertët,dëshmorët dhe njerëzit e mirë,o Allah!Më fal mua dhe më mëshiro…dhe më bashko në shoqërim me të lartësuarit!
O Allah,zgjedh shoqërimin e lartësuar(botën tjetër)! O Allah,zgjedh shoqërimin e lartësuar! O Allah,zgjedh shoqërimin e lartësuar!Dhe doli shpirti I krijesës më të mire të Allahut të Madhëruar,doli shpirti më I pastër që është krijuar për Zotin e tij,doli shpirti I atij që Allahu e dërgoi mëshirë për tërë botën, paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të!
Ebu Bekër Es-Sidiku
Kur ishte Ebu Bekri,Allahu qoftë I kënaqur me të,në agoninë e vdekjes,tha:‘‘Agonia e vdekjes I vjen me atë të vërtetën(I zbulohet çështja e ahiretit);kjo është ajo prej së cilës ke ikur.”
Dhe I tha Aishes:‘‘Shikoji këto dy copa rrobash të miat,pastroji të dyjat dhe më vendos në to kur të vdes(bëji qefin për mua),sepse I gjalli ka më shumë nevojë për rroba të reja sesa I vdekuri.”
Para se të dilte nga kjo botë,e porositi Omerin,Allahu qoftë I kënaqur me të,duke I thënë:‘‘Unë po të këshilloj me një këshillë,nëse ti e pranon atë nga unë.Vërtet në mbrëmje Allahu ka një të drejtë dhe nuk e pranon atë ditën dhe ka një të drejtë ditën,që nuk e pranon natën.Ai nuk e pranon nafilen derisa nuk e ke kryer obligimin(farzin).Vërtet u janë bërë të frytshme veprat atyre që janë peshuar në ahiret duke pasur parasysh të vërtetën në këtë botë.Eshtë reale që peshorja të bëhet e rëndë(me peshë)prej tyre.Por u janë pakësuar veprat në peshore Ditën e Gjykimit atyre që kanë pasuar të pavërtetën dhe u janë pakësuar edhe në këtë botë.Eshtë e drejtë e peshores që të pavërtetën ta bëjë të lehtë(pa peshë).”
Omer ibn Hatabi
Kur u plagos Omeri,Allahu qoftë I kënaqur me të,Abdullah ibn Abasi erdhi dhe I tha:‘‘O prijësi I besimtarëve,ke pranuar Islamin kur njerëzit bënin kufër dhe ke luftuar me të Dërguarin e Allahut,paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,atëherë kur njerëzit e kishin braktisur atë.Je duke vdekur si dëshmor,gjë që nuk e kundërshton askush dhe se Pejgamberi,paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,kur vdiq,ishte I kënaqur me ty.”
Omeri tha:‘‘Ma përsërit edhe një herë këtë.”Ia përsëriti edhe një here,pastaj Omeri tha:‘‘I mashtruar është ai që mashtrohet pas këtyre fjalëve.Pasha Allahun,sikur të posedoja krejt sa sheh Dielli,që të shpëtoja nga vdekja,do ta bëja.”
Abdullah ibn Omeri tha:‘‘Koka e Omerit ishte në kofshën time para se të vdiste dhe ai më tha:
‘‘Vendosma kokën në tokë.”I thashë:‘‘Çfarë dallimi ka nëse është në tokë apo në kofshën time?
Ai tha:‘‘Vendose në tokë.”Abdullah ibn Omeri tha :‘‘E vendosa në tokë.”
Pastaj Omeri tha:‘‘Mjerë për mua dhe nënën time,nëse nuk më mëshiron Zoti im!”
Othman ibn Afani
Prijësi I besimtarëve Othman ibn Afani,Allahu qoftë I kënaqur me të,kur u godit nga të pabesët dhe I rridhte gjaku në mjekër,tha:‘‘O Zot,unë kërkoj ndihmën Tënde në të gjitha çështjet e mia dhe kërkoj nga ti të më shtosh durimin në sprovën time.”
Kur ra dëshmor,ata kontrolluan dollapin e tij,ku gjetën një sënduk të mbyllur me dry.Pasi e hapën,në të gjetën një copë letër,ku ishte shkruar testamenti I Othmanit.
“Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit!
Othman ibn Afani dëshmon se s’ka Zot që meriton të adhurohet përveç Allahut të vetëm dhe të pashoq dhe se Muhamedi është rob dhe I Dërguar I Tij dhe se xheneti është realitet.Allahu do t’i ringjallë të gjithë të varrosurit atë ditë s’ka dyshim në të dhe Allahu nuk e thyen premtimin e Tij.”
Ali ibn ebi Talibi
Prijësi I besimtarëve Ali ibn ebi Talibi,Allahu qoftë I kënaqur me të,pasi u plagos,tha:
‘Çfarë bëtë me atë që më goditi?”I thanë se e kishin zënë.Tha:‘‘Ushqejeni nga ushqimi im dhe jepini të pijë nga uji im.Nëse unë jetoj,do të mendoj rreth tij(se çfarë të ndëtmarr),por nëse vdes,atëherë vriteni me një goditje dhe mos shtoni më tepër.”
Pastaj e porositi Hasanin që ta pastrojë pasi të vdesë duke I thënë:‘‘Mos e tepro me qefinin sepse kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut,paqja dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të,duke thënë:‘‘Mos e tepro me qefinin sepse ai prishet shumë shpejt(kalbet në varr).”
Dhe porositi:‘‘Më dërgoni në varr duke mos nxituar e as duke u ngadalësuar. Nëse është mire,ma mundësoni më shpejtë atë.E,nëse është keq,më largoni nga supet tuaja.” www.xhamia-sllatine.com |