Ballina arrow TEMA ISLAME arrow Pse duatė tona nuk pranohen?
Pse duatė tona nuk pranohen? PDF Print E-mail
Written by Hoxhė Valon Ibrahimi   
Tuesday, 02 February 2010

Pse duatë tona nuk pranohen?

Banorët e Basrës i janë drejtuar Ibrahim Ed’hemit duke i thënë:

“All-llahu na ka premtuar se do të na i pranojë duatë, por duatë assesi nuk po na pranohen!”
Ibrahimi tha:
“Zemrat e juaja janë të vdekura në dhjetë pika, e për këtë shkak duatë nuk po ju pranohen:

 

1. Thoni se e njihni All-llahun , por nuk jeni duke e adhuruar atë;

2. Jeni duke e lexuar Kur’anin, por nuk jeni duke vepruar me të;

3. Thoni se e duani të Dërguarin e All-llahut , por nuk jeni duke vepruar sipas traditës (sunnetit) të tij,

4. Thoni se shejtani është armiku më i madh i juaj, por përsëri e pasoni atë;

5. Thoni se i frikoheni zjarrit të Xhehe-nnemit, por nuk veproni vepra, të cilat do t’ju kishin larguar nga ai zjarr;

6. Gjithashtu thoni se e doni Xhennetin, por nuk veproni vepra, të cilat do t’ju kishin afruar kah ai;

7. Thoni se vdekja është hak (e vërtetë e pamohueshme), por nuk po pregaditeni për të.

8. Jeni duke i zbuluar veprat e turpshme të tjerëve, ndërsa veten tuaj po e harroni;

9. Jeni duke i shfrytëzuar begatitë (ni’metet) e All-llahut duke mos e falënderuar Atë dhe

10. Shpesh po i përcillni të vdekurit nëpër varreza, por nuk po mirrni mësim nga kjo vepër!”

 

Hoxhë Valon Ibrahimi

www.xhamia-sllatine.com

 
< Prev   Next >
DIZAJNUAR DHE HOSTUAR NGA 1&1 Networks Solution www.1dhe1.com t
t