Ballina
Menuja Kryesore
Ballina
LAJME
AKTIVITETE
IMAMI
-------------------
TEMA ISLAME
HUTBE
LIFESTYLE
REĒETA GATIMI
FOTO
VIDEO
WEB LIDHJE
Focusohu

 Albumi i Xhamis

 Dizajne Islame

 

 

 

 

 

Login Form





Lost Password?
No account yet? Register
E RE

Vitrat 2010

 

Toka e thėrret njeriun! PDF Print E-mail
Written by admin   
Thursday, 04 February 2010

Toka e thërret njeriun!

O i biri i Ademit, sot qeshesh mbi kurrizin tim, nesër do të qash në barkun tim!

------------------------------------------------------------------------

“Ditë për ditë varri e thërret njeriun duke i kujtuar destinacionin e ardhshëm pas largimit nga kjo botë e kjo jetë. Ibni Abbasi (r.a) transmeton e thotë: “Çdo ditë varri e thërret njeriun me pesë gjëra: O i biri i Ademit, sot rri i zgjuar mbi kurrizin tim, nesër do të flesh në barkun tim! O i biri i Ademit, sot gëzohesh mbi kurrizin tim, nesër do të dëshpërohesh në barkun tim! O i biri i Ademit, sot qeshesh mbi kurrizin tim, nesër do të qash në barkun tim! O i biri i Ademit, sot i thyen urdhëresat e All-llahut mbi kurrizin tim, nesër do të ndëshkohesh në barkun tim! O i biri i Ademit, sot ushqehesh mbi kurrizin tim, nesër do të ushqehen krimbat me ty në barkun tim!”.

 

-Pejgamberi a.s. me shokët e tij, e pa një nënë që e përqafonte fëmiun e saj dhe tha: “A mendoni se kjo nënë mund ta hedhë foshnjen e saj në zjarr?” “Jo” u përgjigjën. Pejgamberi tha: “Zoti është më i mëshirshëm për robërit e Tij se kjo nënë për foshnjen e saj” .

 

Ali bin Ebi Talibi thotë: “Nëse do të më thuhej se llogarin tënde Ditën e Kijametit do ta lëmë në dorën e nënës dhe babait tënd, do të refuzoja, sepse Zoti do të jetë më i mëshirshëm për mua, se sa prinderit e mi”.

 

Pasi të kenë hyrë banoren e xhenetit në xhenet dhe banoret e zjarrit në zjarr, Pejgamberi a.s. do të qëndroj duke e lutur Zotin e madhëruar: -“O Zot gjynahqarët e umetit tim, o Zot gjynahqarët e ymetit tim…”- Zoti i thotë: shko o Muhamed dhe nxirri nga zjarri, duke i caktuar një numër. Shkon Pejgamberi a.s. i nxjerr nga zjarri dhe shkon përsëri e lut Allahun: -“O Zot gjynahqarët e umetit tim, o Zot gjynahqarët e ymetit tim…”- Përsëri Allahu i cakton një numër dhe Pejgamberi a.s. shkon dhe i nxjerr, përsëri shkon e lut Allahun e madhëruar. Mëpas fillojn edhe melaiket duke u lutur: -“O Zot fali gjynahqarët musliman, o Zot fali gjynahqarët musliman…”-. Më pas do të luten edhe banoret e xhennetit për besimtarët që janë në xhehennem, dhe Allahu do të nxjerr nga zjarri i xhehnemit.

 

Atëher do të thotë Zoti: “Ndërmjetsuan Profetët, ndërmjetsuan melekët, ndërmjetsuan besimtarët, ndërmjetsoi i dashuri Im Muhamedi a.s. tash do të mëshiroi Unë: -Atëher do të mëshiroi Zoti dhe do të përfshijë mëshira e Tij cilindo që ka pasur në zemrën e tij sa një atom nga dëshmia: “Nuk ka Zot përveq Allahut, dhe Muhamedi është i dërguar i Tij”. Do të dalin nga zjarri por nga nxehtësia e zjarrit trupi u është bërë si qymyr. Atëher Zoti do ti qoj te lumi që quhej “Lumi i jetës”, ku do tu kthehet pamja e parë”. (Buhariu).

  

Përpunoi: Hoxhë Valon Ibrahimi

www.xhamia-sllatine.com

05.Shkurt.2010

 
< Prev   Next >
DIZAJNUAR DHE HOSTUAR NGA 1&1 Networks Solution www.1dhe1.com t
t