| Xhamia |
|---|
![]() |
| Lakmia |
|
|
|
| Written by Hoxhė Valon Ibrahimi | |
| Saturday, 06 February 2010 | |
|
Lakmia "A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij?...!” (Kur'an, 4: 54). ----------------------------------------------------------------- Lakmia paraqet ndjenjë keqardhjeje, moskënaqësie a xhelozie, që është e ngjallur nga të shikuarit e epërsisë së një njeriu, nga sukseset e tij, nga posedimet e tij a nga përfitimet e tij të ndryshme. Ajo është fyerje ziliqare kundër ndonjë tjetri që është i suksesshëm a ndaj ndonjë poseduesi të ndonjë përfitimi apo levërdie që është për t'u lakmuar. Kur sheh një njeri që është më fatmirë se ti a që është begatuar me më shumë pasuri, me më shumë dhurata/dhunti, me më shumë epërsi, në mendjen tënde paraqiten dy lloje ndjenjash. Ndjen keqardhje a xhelozi dhe dëshiron që ai të ishte privuar nga fati i vet i mirë dhe nga dhuratat, ose dëshiron një fat të atillë dhe se për dhuratat konsideron se do të duheshin të të vijnë ty, por as ai duke mos u privuar. Lloji i parë i atyre ndjenjave është i keq dhe ato janë të natyrës së xhelozisë a lakmisë, kurse i dyti (lloj) është i mirë, përgjithësisht, dhe të shpiejnë të konkurrosh me të në garë të shëndoshë. Përndryshe, Islami e ndëshkon llojin e parë të mësipërpërshkruar të këtyre ndjenjave, të cilat paraqesin xhelozi ose lakmi, meqë janë ndjenja negative, përkundrejt të cilave ai (pra, Islami) inkurajon garim të shëndoshë mes ithtarëve të vet, veçanërisht në çështje të fesë e në vepra të ndershme. Ilaçi që dërrmon këtë ndjenjë negative të lakmisë i parashkruar nga Islami është se njeriu duhet të besojë fuqishëm se të gjitha fatmirësitë e fatkeqësitë janë të paradeterminuara (të paracaktuara) dhe të njëjtat vijnë nga Allahu, i Plotfuqishmi. "Shumë ithtarë të librit (çifutë, të krishterë), edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t'ju kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa Allahu ta sjellë Urdhrin e Vet. Allahu ka mundësi për çdo send!” (Kur'an, 2: 109).
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Kini kujdes nga lakmia, meqë ajo gëlltit virtytet ashtu siç zjarri gëlltit karburantet (lëndët djegëse)!” (Ebu Davudi) Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Nuk duhet të kihet lakmi ndaj askujt, veç ndaj dyve (dy personave): ndaj njërit të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe që i ka dhënë fuqi për ta dhënë atë (pasurinë) për hir të së vërtetës ose në rrugë të saj, dhe ndaj njërit që Allahu i ka dhënë mençuri (dituri) në bazë të së cilës ai vepron dhe që ua ofron atë të tjerëve!” (Buhariu dhe Muslimi) Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam
|
|
| Last Updated ( Saturday, 06 February 2010 ) |
| < Prev | Next > |
|---|













