
Vlera e Namazit dhe Këshilla për të!
Ai i cili ia kthen shpinen xhamisë, ai i cili nuk kthehet nga Zoti i tij me namaz, ai ia ka kthyer shpinen Zotit të vet.
_________________________________________________ Mosnjohja e vlerave të namazit është burim i braktisjes së namazit nga njerëzit. Disa njerëz dinë prej vlerave të namazit, mirpo nuk e dinë se sa është keq me braktis namazin. Pse ikni nga Zoti xh.sh ? Nuk po iki! Ai i cili ia kthen shpinen xhamisë, ai i cili nuk kthehet nga Zoti i tij me namaz, ai ia ka kthyer shpinen Zotit të vet. Ai po ikë prej Allahut xh.sh. Nga kush po ikë? Nga Furnizuesi, Mëshiruesi, Mbikqyrësi, Falësi etj. Ku shkojn? Te armiku i njeriut shejtani Allahu na ruajt prej tij. Allahu xh.sh thotë në Kur’an: “O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët”. (Bekare, 208) Një ditë Muhamedi a.s. ishte me shokët e tij, pa një grumbull njerzish që ishin mbledhur rreth një gjëje të cilen Muhamedi a.s. nuk e dinte se qfar ishte. Shkoi Muhamedi a.s. qau turmen dhe kur e pa ishte një varr. Muhamedi a.s. u ulë pranë varrit dhe filloi të qajë derisa lotët e lagën token afer tij, më pas u ngrit dhe iu drejtua masës: “O vëllezërit e mi, për këtë ditë pergatituni”. Disa këshilla rreth namazit - Ta ringjallim të kshilluarit rreth namazit.
Muhamedi a.s. thotë: “Feja është këshill…” Një dijetar i kohrave të hershme thotë: Nëse një njeri e sheh duke u falë një njëri tjeter por ai falet keq, e nuk ia tërheq vërejtjen, ky njeri i ngjan atij njeriut që e sheh një njëri që po flen dhe afer tij e ka gjarpërin dhe nuk e zgjon nga gjumi. Muhamedi a.s. thotë: “Urdhëroni fëmijët tuaj që të falen posa ti mbushin 7 vite”. Hoxhë Valon Ibrahimi e xhuma, 12.03.2010 www.xhamia-sllatine.com |