Ballina
Menuja Kryesore
Ballina
LAJME
AKTIVITETE
IMAMI
-------------------
TEMA ISLAME
HUTBE
LIFESTYLE
REĒETA GATIMI
FOTO
VIDEO
WEB LIDHJE
Focusohu

 Albumi i Xhamis

 Dizajne Islame

 

 

 

 

 

Login Form





Lost Password?
No account yet? Register
E RE

Vitrat 2010

 

Peshkatari! PDF Print E-mail
Written by www.xhamia-sllatine.com   
Sunday, 09 May 2010

                                 Peshkatari !

Na ishte një herë një peshkatar, serioz në punën e tij. Për çdo ditë peshkonte nga një peshk, pastaj kthehej në shtëpi derisa e shpenzonte, dhe prapë shkonte në bregdet për të peshkuar ndonjë peshk tjetër.

Një ditë, derisa gruaja e tij përgatiste atë çfarë kishte sjell burri i saj, pa një çështje të çuditshme! Ajo vërejti se në barkun e peshkut ishte një margaritar. U çudit! Margaritar ..., në barkun e peshkut, dhe filloi të thërras: “burri im ... burri im ..., shiko çfarë kam gjetur!” – “Çfarë?”, pyet burri. - “Ky është një margaritar! Margaritar! Margaritar në barkun e peshkut!”, përgjigjet gruaja. - “Sa grua e mrekullueshme që je. Ma sjell të lutem. Të shpresojmë se vlera e tij do të na mjafton për ditën e sodit, për të ngrënë diç tjetër përveç peshkut”, tha burri.

Dhe në këtë mënyrë peshkatari e mori margaritarin dhe shkoi tek shitësi i margaritarëve i cili punonte në fqinjësi të shtëpisë së tij. Fqinji i tij e shikoi margaritarin dhe tha: “Unë nuk kam mundësi ta blej këtë, sepse ky margaritar është tepër i çmuar, edhe po ta shitja tërë dyqanin nuk do të mund ta mbuloja vlerën e tij. Mirëpo të sugjeroj të shkosh në qytet tek shitësi i margaritarëve ndoshta ai ka mundësi për ta blerë”.

Peshkatari e mori margaritarin e tij dhe shkoi tek shitësi në qytet të cilit edhe ia paraqiti ngjarjen.

“Mashallah. Për Zotin, ajo çfarë posedon ti o vëllai i im ka vlerë tepër të çmuar, mirëpo megjithatë unë të gjej një zgjidhje. Shko te Valiu (kryetari) i qytetit sepse ai ka mundësi ta blejë një margaritar si ky”.

Peshkatari u nis që të shkoj te Valiu dhe u vendos afër derës së pallatit të Valiut duke pritur lejen për të hyrë.

“Mashallah”, - tha Valiu dhe vazhdoi, “unë ka kohë që jam duke kërkuar margaritarë të tillë dhe nuk di se si ta kompensoj vlerën e këtij margaritari. Do të të lejoj që të futesh në arkën time personale dhe aty do të qëndrosh gjashtë orë. Merr prej aty çfarë të duash, dhe ajo do të jetë kompensim për vlerën e margaritarit”. – “Zotëria im, më mjaftojnë vetëm dy orë. Gjashtë orë janë shumë për një peshkatar sikur unë”. – “Jo, do të qëndrosh gjashtë orë të tëra në mënyrë që të marrësh prej arkës çfarë të duash”.

Peshkatari hyri në arkën e Valiut dhe u mahnit nga pamja që pa. Aty ishte një dhomë shumë e madhe e ndarë në tri pjesë. Një pjesë ishte e stërmbushur me byzheteri, ari dhe margaritarë. Në pjesë tjetër ishte një shtrat shumë i bukur ku vetëm shikimi i tij do të mjaftonte që të pushonte njeriu. Dhe pjesa tjetër kishte të gjitha llojet e ushqimeve dhe pijeve.

Me këtë rast peshkatari iu drejtua vetës së tij duke thënë: “Gjashtë orë! S’ka dyshim se janë shumë për një peshkatar të tillë siç jam unë. Çfarë do të bëjë për gjashtë orë?

Mirë, së pari do të filloj me ushqimin i cili gjendet në pjesën e tretë dhe do të ha derisa ta ngopi barkun, në mënyrë që të përforcohem dhe të marr fuqi për të grumbulluar sa më shumë ari dhe argjend”.

Dhe kështu, peshkatari shkoi në pjesë e tretë dhe aty i kaloi dy orë duke ngrënë. Pasi përfundoi nga ushqimi, kaloi në pjesën e parë. Gjatës rrugës e pa shtratin e bukur dhe filloi të fliste me veten duke thënë: “Tani unë ngrëna ushqim derisa u ngopa, atëherë, përse të mos përforcohem edhe më shumë me pak gjumë, i cili do të më jepte edhe më shumë fuqi për të grumbulluar një sasi sa më të madhe të mundshme. Ky është një rast i cili nuk përsëritet dhe nëse e humbi është marrëzia më e madhe që kam vepruar ndonjë herë”.

Dhe kështu peshkatari shkoi në shtrat. U shtri mbi të dhe u fut në gjumë të thellë.

Pas pak çastesh pëshpëriti një zë. – “Zgjohu ... zgjohu o peshkatar i marrë, përfundoi kohëzgjatja!” - “Çfarë!?, tha i habitur peshkatari. – “Po, përfundoi, dil jashtë!” - Ju lutem, ende nuk e kam shfrytëzuar shansin mjaft”. – “Si?! Ke kaluar gjashtë orë në këtë arkë dhe tani u zgjove nga pakujdesia?! Dhe tani dëshiron të furnizohesh me bysheteri?! A nuk do të ishte më mirë që së pari të preokupohesh rreth mbledhjes-tubimit të këtyre byzheterive e më pastaj të dalësh jashtë dhe të blesh lloj-lloj ushqimesh, më pastaj ta porositësh edhe shtratin më të mirë që ekziston!? Mirëpo, fatkeqësisht, ju qenkeni njeri i marrë dhe i pa kujdesshëm. Nuk mendon më larg sesa gjendjes në të cilën je. Nxirreni jashtë!” - “Jo ... jo ... ju lutem ... ju lutem ... Jooooooooooooooooooo”

 

Këtu përfundon ky tregim por mësimi prej tij nuk përfundoi.

A e vërejtët atë margaritar? Ai është shpirti juaj.

Ai (shpirti) është një thesar me vlerë tepër të çmuar, mirëpo ti nuk e din vlerën e atij thesari.

A e vërejte atë arkë? Ajo është bota (dynjaja).

Shikoje madhështinë e saj dhe shikoje shfrytëzimin tonë ndaj saj.

Ndërsa byzheteritë, ato janë veprat e mira.

Kurse shtrati i mirë është pakujdesia (gafleti).

Ndërsa ushqimi dhe pijet janë epshet.

 

E tani, i dashuri peshkatar!

A nuk është koha që të zgjohesh nga gjumi dhe ta braktisësh shtratin e mirë në mënyrë që të fillosh me tubimin e byzheterive të cilat gjenden mes duarve tua para se të përfundoi koha e cila tu është dhënë në dispozicion, e ajo kohë është jeta (ymri) jote, e të mos dalësh nga kjo botë duke i rënë pishman pse nuk i ke shfrytëzuar mundësitë?!

“Kur i vjen vdekja ndonjëri prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: "O Zoti im më kthe që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen”. El-Muminun, 99-100.

“Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë”. Et-Tevbe, 105.

Last Updated ( Wednesday, 26 May 2010 )
 
< Prev   Next >
DIZAJNUAR DHE HOSTUAR NGA 1&1 Networks Solution www.1dhe1.com t
t