Ballina
Menuja Kryesore
Ballina
LAJME
AKTIVITETE
IMAMI
-------------------
TEMA ISLAME
HUTBE
LIFESTYLE
REĒETA GATIMI
FOTO
VIDEO
WEB LIDHJE
Focusohu

 Albumi i Xhamis

 Dizajne Islame

 

 

 

 

 

Login Form





Lost Password?
No account yet? Register
E RE

Vitrat 2010

 

Kėnaqėsia ndaj Allahut

 

Në këtë temë do të flasim mbi kënaqësinë e Allahut, gjë e cila është një nga adhurimet e zemrës.
Edhe nëse je i varfër të jesh i kënaqur. Çfardo pozite shoqërore të kesh të jesh i kënaqur, pasi ky është caktim i Zotit të Madhëruar. Kjo nuk bie ndesh me ambicjet e njeriut dhe nuk do të thotë që të mos jesh kërkues. Jo!... Ti puno për një jetë më të mirë, port ë ndjehesh i qetë dhe ta pranosh gjendjën në të cilen je momentalisht. Zoti i Madhëruar thotë në një hadith kudsij: 1.“O robi im, të kam krijuar për të më adhururar, prandaj mos e hargjo kohën kot” 2.“Ta kam caktuar rrizkun, prandaj mos u lodh” 3.“Nëse je i knaqur me atë që të kam dhënë, do ta qetësoj trupin dhe mendjen tënde, dhe te Ne do të jesh i lavdëruar”
Read more...
 
GĖNJESHTRA

http://photos-a.ak.fbcdn.net/photos-ak-snc1/v369/4/122/1618905050/s1618905050_17392_6076.jpgDuke u perhapur gënjeshtra, e mira fillon të humbasë, derisa njerzit nuk e kuptojnë se çfar është e drejta dhe çfar jo. Nëse do të thonim gjithmon të vërtetën, nuk do të mund të vepronim gjunahet e tjera. Gënjeshtra të çon drejt hipokrizisë, pasi gënjeshtari e ka atë moral të vetin, duke gënjyer në çdo gjë. All-llahu xh.sh thotë: “Zoti do t’i shpërblejë të vërtetët për sinqeritetin e tyre dhe të ndëshkojë hipokritët…”. (Ahzab, 24) Origjina e besimit është sinqeriteti, kurse origjina e hipokrizisë është gënjeshtra. Njerëzit gënjejnë për katër shkaqe: 1. Për të justifikuar një gabim të bërë. Pejgamberi a.s. thotë: “Thoni gjithmonë të vërtetën edhe nëse mendoni se do të shkatrroheni, pasi vetëm me të vërtetën do të shpëtoni” Umer ibnul Hatabi thotë: “Edhe nëse do të më poshtronte vërtetësia, gjë e cila rrall ndodh, do të ishte më e dashur për mua sesa gënjeshtra edhe nëse do të me ngrinte, gjë e cila rrall ndodh”

Read more...
 
Besa e mbajtur me Muhamedin a.s.
http://photos-a.ak.fbcdn.net/photos-ak-snc1/v369/4/122/1618905050/s1618905050_17392_6076.jpgKjo arrihet duke ndjekur rrugën e tij dhe duke quar në vend porositë e tij. Pejgamberi a.s. u nis për t’u shpërngulur nga Meka për në Medine, kurejshët patën vendosur një shpërblim për atë që e sjell Muhamedin të gjallë apo të vdekur. Suraka, një banor i Mekës, u vihet pas me kalin e tij. Ebu Bekri e shikon se Suraka është përgatitur ta gjuaj me shigjeta, atëher i tregon Pejgamberit a.s. dhe fillon të lutet duke thënë: “O ZOT, na ruaj nga e keqja e tij me ç’të duash dhe si të duash” Në atë qast këmbët e kalit të Surakes hyn në rërë dhe Suraka rrëzohet. Kështu tri her tenton por edhe atëher rrëzohet. Atëher Suraka thotë: e kuptova se ky njeri është i mbrojtur nga të bërit keq, dhe i thotë më jep diqka nga ti o Muhamed.
Read more...
 
NĖ CILAT CILĖSI NA DUHET PĖRQĖNDRIMI MĖ I MADH ?
 Edhe pse definimi i moralit tek shumë njerëz kuptohet në mënyra të ndryshme, ne kemi për qëllim moralin Islam të praktikuar në jetë, duke dhënë rezultatet legjislative të tij në familje dhe shoqëri, në shkollë dhe qeveri, në luftë dhe liri, si dhe në cdo pore të jetës, të bazuara në Kur’an dhe Sunnet, që muslimani të udhëzohet në vlerat të cilat ia plotësojnë atij fenë dhe ia rregullon jetën në të dy botërat, siq ishte edhe në periudhat e kaluara të sundimit të shtetit Islam. Pejgamberi i Islamit e ka përcaktuar qëllimin e dërgimit të tij dhe metodologjinë e qartë të misionit të tij, me fjalët: “ Me të vërtet jam dërguar  t’i plotësoj virtytet e moralit”. (trans. Maliku) Për t’u plotësuar këto virtyte duhet të ruhen vlerat  hyjnore për të ndricuar horizontet e përsosmërisë, ashtu që të ecin në të me dituri dhe moral shembullor.
Read more...
 
Fragmente nga jeta e Vejsel Karanit prej Jemeni
 "Si mund të jetë ai i cili zgjohet në mëngjes, ndërsa nuk e din se a do te jetojë deri në mbrëmje?". Është transmetua që Muhamedi a.s. kishte pas lidhje shpirtërore me njeriun e quajtur Vejsel Karani i cili jetonte larg në Jemen, të cilin nuk e kishte parë asnjëherë dhe nuk e njihte. I Dërguari i Allahut xh.sh. nganjëherë kthehej në drejtim të Jemenit dhe thoshte: "Vërtet unë e ndiej praninë shpirtërore të Vejselit nga Jemeni." Në momentet e ndarjes nga kjo botë e pyetën Muhamedin a. s. kujt do t'ia dhuron xhyben e vet, përgjigja e tij ishte: "Atë ia dhuroni Vejsel Karanit."  Më vonë pas vdekjes së Muhamedit a.s., Omeri r.a. bashkë me Aliun r.a. shkuan në një xhami në Kufe, me ç'rast i pyetën të pranishmit se mos gjendet në mesin e juaj dikush nga Jemeni. U lajmëruan shumë vetë. Omeri r.a. i pyeti ata për Vejsel Karanin. Përgjigjja e tyre ishte se nuk e njohin. Ai iu tha atyre se i dërguari i Allahut shpesh ju kishte folur për Vejselin nga Jemeni.
Read more...
 
Mėshira ndaj tė gjithė muslimanve qė vuajnė
http://photos-a.ak.fbcdn.net/photos-ak-snc1/v369/4/122/1618905050/s1618905050_17392_6076.jpgKur foshnja e Zejnebes, vajzes se Pejgamberit ishte e semur dhe po vdiste, e njoftuan Pejgamberin a.s. , kur arriti Pejgamberi atje foshnja po renkonte dhe ishte ne momentet e fundit. Pejgamberi a.s. filloi të qaj. Sad bin Muadhi e pyeti: “A po qan o Pejgamber i Zotit” , “Po o Sad, kjo është mëshirë që e vendos Allahu në zemrat e robërve të Tij” Një i varfër shkoi te Umer bin Hatabi dhe i tha: “O Umer, me të mira u shperblefsh, veshi vajzat e mia dhe nënen e tyre” – “Po nëse nuk e bëjë këtë” – i tha Umeri, i varferi tha: “Për Zotin që do ta bëshë, pasi do te te pyes Zoti atë ditë që do të nisesh për në xhennet apo xhehennem”, - Umeri filloi të qaj deri sa ra në tokë. U ngrit shkoi ne shtepi dhe nuk gjeti asgje , pastaj hoqi mantilin e vet qe kishte veshur dhe ia dhuroi duke i thene: “Merre këtë me shprese qe te fitoj xhennetin dhe jo xhehennemin”.
Read more...
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 Next > End >>

Results 37 - 42 of 42
DIZAJNUAR DHE HOSTUAR NGA 1&1 Networks Solution www.1dhe1.com t
t